Ronaldo dhe Georgina e mbyllin vitin 2017 me gjestin e tyre solidar

  • 28 December 2017 - 18:26
Ronaldo dhe Georgina e mbyllin vitin 2017 me gjestin e tyre solidar

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë bërë një donacion për “Bankën e Ushqimit”, një organizatë bamirësie, që shpërndan ushqim për nevojtarët. 2017-ta ka qenë një vit plot gëzime për çiftin dhe ata kanë vendosur ta mbyllin duke kujtuar e ndihmuar ata me më pak fat

Revista “HOLA” zbulon se CR7 dhe modelja shkuan personalisht në entitetin e sipërcituar për ta bërë donacionin e tyre efektiv. Kjo nuk është hera e parë që ylli portuguez u jep një dorë atyre që kanë nevojë më së shumti.Tetorin e kaluar ai mori përgjegjësinë për kujdesin mjekësor të 370 të lënduarve, të prekur nga zjarri portugez.

“E pamundur të mbetem indiferent ndaj kësaj tragjedie. Solidaritet me të afërmit dhe miqtë e viktimave. Mbështetje të plotë zjarrfikësve, që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, – shkroi Ronaldo pranë një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Georgina, gjithashtu, tregoi anën e saj më mbështetëse një muaj më parë, kur shkoi në “Rastrillo Nuevo Futuro“ për t’u përfshirë në ndihmë sociale në favor të fëmijëve.

Image

 

(Kosova Sot)