3 janari, data kur vendoset e ardhmja e Coutinhos

  • 28 December 2017 - 21:29
3 janari, data kur vendoset e ardhmja e Coutinhos

Mediat spanjolle raportojnë se 3 janari 2018 do të jetë datë kyçe në përcaktimin e të ardhmes së yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinhos.

E përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, si dhe “Sport” raportojnë se Barcelona do të rikthehet në janar me një tentim përfundimtar për brazilianin, pasi gjatë verës dështoi ta finalizoi një marrëveshje për të.

Ato pohojnë se gjiganti spanjoll është i gatshëm të takohet me agjentin e lojtarit më 3 janar, një datë kjo që do të jetë kyçe në përcaktimin e të ardhmes së ish-lojtarit të Interit.

Të dy palët janë të gatshme ta shmangin një saga një mujore të gjatë dhe kështu, besohet se takimi mes tyre do të jetë vendimtar për të ardhmen e lojtarit.

(Kosova Sot)