Nikolla, refuzoi Kroacinë dhe Dinamon, zgjodhi Kosovën dhe Udinesen

  • 28 December 2017 - 23:38
Nikolla, refuzoi Kroacinë dhe Dinamon, zgjodhi Kosovën dhe Udinesen

Talenti nga Kosova, Dorian Nikolla pritet të jetë e ardhmja e skuadrës italiane Udinese.

Sulmuesi i talentuar ka qenë në prova edhe te Dinamo e Zagrebit por u largua dhe vendosi t’i bashkohej Udineses.

Ai gjithashtu kishte marrë ofertë edhe nga Kombëtarja e Kroacisë për të luajtur për grupmoshat, por e refuzoi atë.

“Unë kam shkuar në prova te Udinese dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratë profesionale”, thotë talenti kosovar.

“Interesim për mua kishin shprehur edhe Dinamo e Zagrebit dhe Benfica por kam vendosur të luaj për Udinesen.

Djaloshi kishte ofertë të luante edhe për Suedinë dhe Kroacinë por ai ka vendosur të vesh fanellën e vendlindjes së tij Kosovës.

“Më ka bërë ofertë Suedia dhe Kroacia por unë dua të luaj vetëm për Kosovën”, ka thënë Nikolla.

Sulmuesi 16-vjeçar është nga qyteti i Vitisë dhe pritet të ketë një të ardhme të ndritur. 

(Kosova Sot)