Arrihet marrëveshja, Cenk Tosun i Besiktasit kalon në Everton

  • 28 December 2017 - 23:40
Arrihet marrëveshja, Cenk Tosun i Besiktasit kalon në Everton

Sulmuesi më i mirë turk këtë vit, Cenk Tosun pritet ta braktisë kampionatin shtetëror.

Reprezentuesi i Turqisë ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur angleze Everton.

Sipas medieve turke lojtari ka pranuar të nënshkruajë kontratë afatgjate me Evertonin për katër vite e gjysmë.

Ndërkohë është zbuluar edhe paga që Tosun do ta fitojë në Ligën Premier.

Numri nëntë i Turqisë do të marrë pagë vjetore prej katër milionë eurove neto në vit.

Nga largimi i Tosunit në drejtim të Evertonit, kampioni aktual i Turqisë, Besiktas do të fitojë 25 milionë euro.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim. 

(Kosova Sot)