Vëlla e motër, më të mirët e atletikës (Foto)

  • 29 December 2017 - 09:29
Vëlla e motër, më të mirët e atletikës (Foto)

Astrit dhe Vijona Kryeziu janë vëlla e motër dhe shembull se si luftohet e mbrohen ngjyrat e shtetit të Kosovës. Astriti dhe Vijona garojnë në disiplinat e mesme të mbretëreshës së sporteve, por janë bindshëm më të mirë në vendin tonë dhe disa herë edhe në arenën ndërkombëtare u shquan me rezultate të mira. Vëlla e motër janë atletë të klubit Rogana, fshat nga Dardana, që drejtohet nga trajneri i mirënjohur dhe më i suksesshëm, Zijadin Kryeziu, gjithsesi se janë shembull në çdo aspekt. Ata janë shpallur edhe atletët më të mirë të vitit 2017. “Federata Atletike Kosovës, i shpalli më të mirët për vitin 2017 në praninë e shumë personaliteteve nga jeta sportive e Kosovës në një atmosferë sportive. Atletit Astrit Kryeziu dhe Vijona Kryeziu janë sportistët e viti 2017. Emrat e tyre kanë kohë që janë të njohur për atletikën dhe fansa e tyre, rrugët që Astrit Kryeziu dhe Vijona Kryeziu hapen në vitin 2017 treguan rezultate solide dhanë shembull e frymëzuan edhe atletët tjerë për ta ndjekur rrugën e tyre”, thuhet nga Federata Atletike e Kosovës.

(Kosova Sot)