Barcelona dhe Real Madridi e kërkojnë mbrojtësin e Manchester United

  • 29 December 2017 - 11:18
Barcelona dhe Real Madridi e kërkojnë mbrojtësin e Manchester United

Mbrojtësi i padëshiruar në Manchester United, Daley Blind, është objektiv i dy gjigantëve të La Ligës, Real Madridit dhe Barcelonës, për afatin kalimtar të janarit, sipas Daily Express.

Mbrojtësi holandez është i padëshirueshëm në planet e Jose Mourinhos në “Old Trafford” dhe Barça e sheh atë si opsion për ta plotësuar boshllëkun e krijuar nga largimi i pashmangshëm i Javier Mascheranos drejt Hebei China Fortune në Kinë.

Ndërkohë, Real Madridi është shfaqur tani pasi e konsideron Blindin si lojtar që mund të luajë përkrah Sergio Ramosit në qendër të mbrojtjes të “Los Blancos”.

(Kosova Sot)