Inter-i është seriozisht në krizë

  • 29 December 2017 - 11:53
Inter-i është seriozisht në krizë

Pas humbjes në derbi dhe eliminimit nga Kupa e Italisë, Inter-i edhe zhytur edhe zyrtarisht në krizë. Kjo bëhet më e shpjegueshme, kur merret parasysh se deri në gati tri javë më parë, kjo skuadër ishte e vetme në krye të renditjes së Seria A. Një rënie kryesisht psikologjike, që përkoi me humbjen kundër Udinese-s, por edhe me bllokimin e performuesve më të mirë, Mauro Icardi dhe Ivan Perisiq, të cilët ishin autorët e 24 golave nga 34 të tillë në total, të realizuar deri më tani nga zikaltrit. Produktiviteti ofensivë, shumë i kushtëzuar, ishte prekur javë pas jave. Në tri ndeshjet e fundit kjo qasje ka humbur (katër ndeshje, në qoftë se në to përfshijë barazimin 0-0 kundër Pordenone), sepse është shënuar vetëm një gol kundër Udinese-s. Kjo përfundimisht tregon se doçka nuk është mirë me këtë skuadër dhe se në afatin kalimtar të janarit Spalletti duhet medoemos të intervenojë. “Kemi humbur besimin. Duhet të bëjmë një kthesë nga ana psikologjike sepse fizikisht jemi mirë. Unë mendoj se skuadra ime mund të fitojë ndaj kujtdo, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë tona dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato gjithmonë. Skuadra po luan jo me bindje në forcat e saj. Më parë kishte bindje të plotë për cilësitë që kemi, tash kemi rënë në këtë aspekt”, ka thënë trajneri i Inter-it, Lucano Spalletti.

Milan-i i dha vulën

Edhe kundër Milan-it është bërë vetëm një goditje në pjesën e parë (më keq kishte ndodhur vetëm kundër Juventus-it, me zero goditje), ndërsa gjuajtja e parë në portën e mbrojtur nga Donnarumma mbërriti pas një ore lojë. Një tjetër e dhënë shumë negative është goditja e Joao Mario: apatik dhe aspak i mprehtë, ai shpërdoroi një mundësi të artë, duke mos e mposhtur dot Donnarumma-n nga një distancë e afërt dhe duke nxitur zemërimin e tifozëve, të cilët menduan se do të shijonin golin e parë. Spalletti ka lënë të kuptohet tashmë se i shërben sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimi i kursit, për të shmangur zhgënjimin në kampionat. Me këtë zakon të keq, katër vendet e para, që janë me vlerë kualifikimi për në Ligën e Kampionëve, mund të bëhen një fantazi. Dhe në atë rast dështimi do të kthehej si trishtimi në modë.

(Kosova Sot)