Besart Berisha ia siguron fitoren Melburnit me një gol të bukur (Video)

  • 29 December 2017 - 14:14
Besart Berisha ia siguron fitoren Melburnit me një gol të bukur (Video)

Besart Berisha shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e dytë për t’ia dhuruar fitoren 2-1 Melbourne Victory kundër Newcastle Jets në kuadër të League A të Australisë të premten në “AAMI Park”.

Kosovari 32-vjeçar i kaloi vendasit në epërsi tetë minuta brenda pjesës së dytë dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij.

Melbourne tani ka 19 pikë dhe renditet e 3-ta në League A të Australisë, me gjashtë pikë më pak se Newcastle Jets në vendin e dytë dhe 12 pikë më pak se Sydney në vendin e parë.

Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë sezon në ligen australiane.

(Kosova Sot)