Man Unitedi lidhet me Andre Gomesin, agjenti Mendes ndihmon kalimin e tij në Old Trafford

  • 29 December 2017 - 14:16
Man Unitedi lidhet me Andre Gomesin, agjenti Mendes ndihmon kalimin e tij në Old Trafford

Gjiganti anglez, Manchester United është duke u lidhur me mesfushorin e Barcelonës, portugezin Andre Gomes.

Djajtë e Kuq kanë mbetur mbrapa në garë për titull ndaj rivalit të urryer lokal, Manchester Cityt.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Old Trafford po mendojnë përforcimin e skuadrës për të qenë konkurrues në kampionat dhe Ligë të Kampionëve.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Unitedi janë të interesuar përsëri në nënshkrimin me mesfushorin portugez të Barçës, Gomes.

Raportet e mediave theksojnë se një pagesë e raportuar prej 31 milionë funteve do të ishte e mjaftueshme për të nënshkruar marrëveshjen.

Super-agjenti portugez, Jorge Mendes po përpiqet të shtyjë një lëvizje drejt Old Trafford pas kohës së pasuksesshme të mesfushorit në Camp Nou.

Gomes u transferua në Barcelonë nga Valencia në vitin 2016, dhe që atëherë ka bërë 38 paraqitje për katalunasit, duke shënuar vetëm tri gola.

Ai është zhvendosur nga formacioni dhe zgjedhja e parë e rezervave këtë sezon me ardhjen e brazilianit Paulinho, i cili tani është një shtyllë në mesfushën e Barçës.

(Kosova Sot)