“Nuk duhet t’i shesim më të mirët”

  • 29 December 2017 - 21:27
“Nuk duhet t’i shesim më të mirët”

Conte shpreson t’i ketë në skuadër Courtoisin dhe Hazardin edhe për shumë vite.

Antonio Conte insiston se Chelsea nuk duhet t’i shesë më të mirët dhe ndër ta janë edhe Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, që të dy lidhen me një kalim te Real Madridi.

Madje Hazard tashmë mund të quhet si punë e kryer, pasi babai i lojtarit haptazi deklaroi se kanë refuzuar ofertën e Chelseat dhe se po presin ndonjë reagim nga Madridi, pasi Hazard dëshiron të luajë në ekipin e Zinedine Zidane.

“Po flasim për dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne”, tha Conte.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që ata të qëndronin me ne për të vazhduar luftën për ndonjë titull të rëndësishëm”, shtoi ai.

“Ne duhet të tentojmë të forcojmë skuadrën dhe jo të shesim lojtarët më të mirë”.

(Kosova Sot)