GP Francë, Hamilton: Nuk më pëlqen pista - Sport - Kosova Sot
GP Francë, Hamilton: Nuk më pëlqen pista

GP Francë, Hamilton: Nuk më pëlqen pista

Rikthimi i Çmimit të Madh të Francës është një ngjarje për botën e Formula 1, por duket se jo të gjithëve i ka pëlqyer zgjedhja që kanë bërë drejtusit e F1.

Është Lewis Hamilton në fakt që nuk ka shprehur pëlqimin, por jo për Çmimin e Madh, por konkretisht për pistën e Paul Ricard. 

“Të jem i sinqertë nuk më pëlqen – tha Hamilton në intervistën e tij për Canal Plus – Paul Ricard i Le Castellet është një vend i mrekullueshëm, por pista është shumë inferiore në krahasim me Magny Cours, pistë që e adhuroj për të garuar". 

"Unë flas si pilot dhe për mua Franca ka shumë pista të mira, siç është edhe Le Mans që nuk është marrë kurrë në konsideratë. Megjithatë ku i dihet, Paul Ricard mund të jetë pista më e bukur e sezonit, nuk është e thënë”, u shpreh Hamilton.

Çmimi i Madh i Francës rikthehet në kalendar pas 10 vjetësh, me takimin e fundit në Magny Cours në vitin 2008, ndërkohë Paul Ricard nuk është pjesë në kalendar që nga viti 1990. 

“Pavarësisht pistës, unë them që rikthimi i Çmimit të Madh të Francës është shumë e rëndësishme për kalendarin”, tha Hamilton.

(Kosova Sot)

19 orë e 2 minuta më parë
10/12/18