As si lojtar, as si trajner nuk e ka fituar: Zidane tash synon ta fiton Copa del Rey

  • 30 December 2017 - 10:24
As si lojtar, as si trajner nuk e ka fituar: Zidane tash synon ta fiton Copa del Rey

Zinedine Zidane ka fituar të gjitha trofetë e mundshme si lojtar, por edhe si trajner.

Trajneri francez është një ndër sportistët më të suksesshëm në histori të futbollit.

Ai ka fituar kampionatet në ligat përkatëse ku ka luajtur edhe Ligën e Kampionëve si dhe evropianin dhe botërorin me kombëtaren franceze.

Por, strategu nuk ka mundur të fitoj vetëm një trofe në shtetin spanjoll – Copa del Rey.

Ky sipas mediave spanjolle do të jetë objektivi i vetëm i francezit sa i përket trofeve në Spanjë.

Në fakt, të besuarit e Los Blancos janë eliminuar vitin e kaluar në Kupën e Spanjës pasi që kishte inkuadruar në lojën futbollistin, Denis Cheryshevin, i cili nuk kishte të drejtë loje shkaku i një dënimi.

Reali në 1/16 e finales së kë trofeu do të ballafaqohet me Numancian ndërsa në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve do të takohet me Paris Saint-Germain.

Ndryshe, madrilenët aktualisht renditen në pozitën e katërt të ligës elitare spanjolle dhe kanë 14 pikë më pak se lideri Barcelona, e cila ka një ndeshje më tepër se kampioni aktual. 

(Kosova Sot)