Përplasje kokë me kokë mes Hoedt dhe Lukakut, ky i fundit bartët nga fusha me barelë

  • 30 December 2017 - 19:50
Përplasje kokë me kokë mes Hoedt dhe Lukakut, ky i fundit bartët nga fusha me barelë

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukakun, është bartur jashtë fushës së “Old Trafford” gjatë ndeshjes ndaj Southamptonit pas një lëndimi në kokë.

Në minutën e 8-të, sulmuesi i “Djajve të Kuq” mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje në ajër me Wesley Hoedt, duke shkaktuar për disa minuta panik në “Old Trafford”.

Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë futbollistit belg, madje duke përdorur edhe maskën e oksigjenit, pasi sulmuesi kishte humbur ndjenjat.

Pas 6 minutash i shtrirë në fushë, Lukaku u transportua me barelë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësorë dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve më të hodhësishme. 

Në vend të tij Mourinho hodhi në fushë Marcus Rashford.

(Kosova Sot)