Icardi e shmang marrëveshjen e re me Interin, po e pret Real Madridin

  • 30 December 2017 - 21:20
Icardi e shmang marrëveshjen e re me Interin, po e pret Real Madridin

Sulmuesi argjentinas, Muro Icardi, momentalisht ka një klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro në kontratën e tij me Interin, e cila nuk do të përbëjë asnjë problem për Real Madridin.

Gjatë muajve të fundit, Icardi dhe Real Madridi kanë qenë subjekt i spekulimeve intensive, dhe tani mediat britanike, sipas të përditshmes spanjolle “AS”, raportojnë se argjentinasi ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me Interin duke i ndalur bisedime, sepse po e pret Real Madridin.

Interi, tashmë i brengosur nga interesimi në rritje nga skuadrat e mëdha evropiane dhe në veçanti nga Real Madridi për yllin e vet, e kishte rritur klauzolën e Icardit në 110 milionë euro. Por, kjo shumë është brenda shtrirjes ekonomike të Realit sidomos nëse e shet njërin prej B-ja të BBC-së.

Ka kohë që Icardi është në bisedime për ripërtëritjen e kontratës me Interin, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Burimet e Real Madridit sugjerojnë se spekulimet janë rezultat i punës së agjentes dhe bashkëshortes së Icardit, Wanda Nara, e cila po tenton t’i përmirësojë pozitën e tij në bisedimet me Interin për rinovimin e kontratës. 

(Kosova Sot)