Shkëlqen Dybala, gjersa Juventus e mposht Hellas Veronën

  • 30 December 2017 - 22:51
Shkëlqen Dybala, gjersa Juventus e mposht Hellas Veronën

Paulo Dybala u rikthye në formacionin startues me një dy golesh fantastik për t’ia siguruar Juventusit tri pikë të plota në udhëtim te Hellas Verona.

Kur u duk se Juventus do të përballej me telashe pasi mbrojtësi i Veronës shënoi gol të bukur nga largësia për ta barazuar rezultatin në 1-1 pas një ore lojë, pasi Matuidi i kishte kaluar mysafirët në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë, superylli argjentinas, Paulo Dybala doli në skenë.

Së pari duke e kaluar Juven përsëri në epërsi në minutën e 72-të e më pas duke e vulosur fitoren me një solo-gol gjashtë minuta më vonë.

Skuadra e Max Allegrit vazhdon ta ndjekë Napolin, i cili ka 48 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Juve.

Juve është shkëputur gjashtë pikë nga Interi, që është i treti më 41 pikë.

Ndërkohë, Hellas Verona vazhdon të vuajë në vendin e parafundit në tabelë, me 13 pikë, dy më pak se vendi i 17-të dhe 18-të.

(Kosova Sot)