Man City si Man United më 1994
14 pikë larg vendit të dytë, diferenca më e madhe kjo në fund të një viti që nga koha e Man Unitedit më 1994.
Manchester City ka shkuar në 14 pikë diferencë me Chelsean të dielën, duke barazuar rekordin në Premierligë.
Më 1994, në natën e Vitit të Ri, Manchester United ishte 14 pikë larg ndjekësit më të afërt, Blackburn Rovers, diferenca më e madhe në histori në fund të dhjetorit.
Këtë tashmë e barazoi Man City dhe mund ta kishte thyer nëse nuk do të ndalej 0:0 nga Crystal Palace, me çka edhe stagnoj në 18 fitore me radhë, ecuria më e mirë në histori të Premierligës, e dytë në histori të këtij sporti, pas Bayern Munich (19).
(Kosova Sot)