Messi, lojtari më i mirë në botë për vitin 2017 - Sport - Kosova Sot
Messi, lojtari më i mirë në botë për vitin 2017

Messi, lojtari më i mirë në botë për vitin 2017

​Messi është zgjedhur nga Marca si lojtari më i mirë në botë për vitin 2017.

Topi i Artë shkoi për Cristiano Ronaldo, që barazoi pesë me pesë Lionel Messin, por është ky i fundit që nga e përditshmja madrilene, Marca, ka fituar epitetin e më të mirit për vitin që lamë pas.

Në fakt, janë tifozët në mbarë botën që kanë dhënë mendimet e tyre duke votuar në anketën ë Marcas, për ta zgjedhur Messin si më të mirin.

Pas tij u rendit Cristiano Ronaldo, ndërsa top pesëshja kompletohet me Iscon, Mbappen dhe Modricin, befasia është mbetja jashtë pesëshes më të mirë e Neymarit.

(Kosova Sot)

19 orë e 39 minuta më parë
19/12/18