“Man United në rrezik që të mbetet jashtë top katërshes” - Sport - Kosova Sot
“Man United në rrezik që të mbetet jashtë top katërshes”

“Man United në rrezik që të mbetet jashtë top katërshes”

Phil Jones kërkon që Man United të reagojë sa më parë, pasi rrezikon të mbetet jashtë top katërshes, jashtë Ligës së Kampionëve.

Manchester United ka barazuar tre ndeshje me radhë në Premierligë, duke mbetur 15 pikë prapa liderit, Manchester City.

Beteja për katër pozitat e para që dërgojnë në Champions League do të jetë tejet e ashpër dhe Jones beson se Djajtë e Kuq tani duhet të kujdesen edhe për këtë gjë në vend që të shikojnë diferencën me liderin.

“Top katërshja? Po sigurisht, duhet të jemi të vetëdijshëm”, u shpreh ai. Është e qartë nëse shikon në tabelë”, Man United është në pozitën e tretë me 44 pikë, tre më shumë se Liverpooli dhe pesë më shumë se Arsenali.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të jemi vetvetja. Këtë do të bëjmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)

14 orë e 19 minuta më parë
16/12/18