Napoli pajtohet t’ia shesë yllin e vet Man Unitedit nëse kjo e fundit e paguan klauzolën e tij

  • 02 January 2018 - 13:52
Napoli pajtohet t’ia shesë yllin e vet Man Unitedit nëse kjo e fundit e paguan klauzolën e tij

Napoli do të lejojë mbrojtësin e krahut të majtë, Faouzi Ghoulam, të transferohet në Manchester United, nëse kjo e fundit e paguan klauzolën e lirimit të tij, sipas mediumit portugez Record.

Goulam ka një klauzolë lirimi në vlerë prej rreth 60 milionë euro.

Ndërkohë, Napoli është gati të arrijë marrëveshje në vlerë 29 milionë euro me Benfican për 22-vjeçarin Alejandro Griemaldo, i cili pritet ta zëvendësoj Ghoulamin.

(Kosova Sot)