Allegri: Juventusi nuk ka nevojë për Emre Can në janar

  • 02 January 2018 - 14:09
Allegri: Juventusi nuk ka nevojë për Emre Can në janar

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur sot para mediave në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Torinos.

I pyetur për Emre Canin e Liverpoolit, Allegri ka thënë se Juventus ka skuadër të kompletuar dhe se ai nuk e ka kërkuar Canin. 

“Emre Can? Nuk i kam kërkuar asgjë klubit. Kemi skuadër të rëndësishme. Është e rëndësishme të mos e ulim cilësinë e ekipit dhe të mbesim të fokusuar në objektivat tona”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, për ndeshjen e nesërme çerekfinale, ai ka thënë se derbi është gjithmonë ndeshje e çuditshme.

“Nuk e nënvlerësojmë Torinon, derbi është gjithmonë ndeshje e çuditshme. Kupa e Italisë është e rëndësishme sa Liga e Kampionëve dhe Serie A”, ka shtua ai. 

(Kosova Sot)