Sulmuesi argjentinas pëson lëndime të rënda nga fishekzjarrët (FOTO)

  • 02 January 2018 - 15:09
Sulmuesi argjentinas pëson lëndime të rënda nga fishekzjarrët (FOTO)

Sulmuesi i skuadrës Penarol, Lucas Viatri, ka pësuar plagë të tmerrshme në fytyrë pas një aksidenti me mjete piroteknike, i cili gati sa nuk i kushtoi me humbje të shikimit.

Sulmuesi, i cili po ashtu ka luajtur tri ndeshje për Kombëtaren e Argjentinës, ishte duke provuar ta bëjë një marifet për Krishtlindje, kur për pak sa nuk u verbua nga shpërthimi i fishekzjarrëve.

Ai ka pësuar plagë në faqe, sy – edhe pse nuk e ka humbur shikimin – dhe në fytyrë.

Skuadra e tij ka thënë se nuk e di kur do të jetë në gjendje të kthehet ai.

Image

 

 

(Kosova Sot)