Katër lojtarët e Realit që po luajnë për të ardhmen e tyre

  • 02 January 2018 - 17:30
Katër lojtarët e Realit që po luajnë për të ardhmen e tyre

Real Madrid pritet të bëjë shumë ndryshime gjatë afatit kalimtar, ku disa lojtarë do të shiten e disa të rinj do të transferohen

Katër lojtarë të Real Madrid në pjesën e mbetur të sezonit do të luajnë për të ardhmen e tyre, pasi rrezikojnë të shiten.

I pari në listë është uellsiani, Gareth Bale, i cili pavarësisht paraqitjeve të mira, problem mbeten lëndimet e shumta dhe në rast se vazhdon kështu, atëherë gjatë verës do të shitet.

I dyti në listë është më i kritikuari i këtij sezoni Karim Benzema, i cili pavarësisht se ka besimin e trajnerit Zinedine Zidane, ka humbur besimin e presidentit Florentino Perez.

Nëse vazhdon me paraqitje të tilla, atëherë ky mund të jetë viti i tij i fundit në Santago Bernabeu.

I treti është Marcos Llorenti, i cili nuk po arrin që të gjej një vend në skuadrën e parë, për shkak të konkurrencës së fortë.

Dhe në fund, një vend në Real nuk e ka të sigurt as portieri Keylor Navas, i cili fillimisht në kohën e mbetur të këtij sezoni do t’i duhet të konkurrojë me Kepa (që brenda pak ditësh do të transferohet nga Athletic Bilbao).

Gjatë verës në Real do të tentohet transferimi i David de Gea ose Thibaut Courtois. 

(Kosova Sot)