​Pochettino tregon mënyrën e vetme si Kane mund të transferohet në Real

  • 03 January 2018 - 18:46
​Pochettino tregon mënyrën e vetme si Kane mund të transferohet në Real

Mauricio Pochettino insiston se Tottenham nuk do të shes sulmuesin anglez, Harru Kane në Real Madrid

Real Madrid është i interesuar për sulmuesin anglez, Harry Kane dhe do të tentojë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Trajneri i skuadrës angleze, Mauricio Pochettino tha se Kane mund të largohet vetëm nëse kërkon, ashtu siç bënë Modric dhe Bale.

“Si përgjegjës për një klub si Tottenham, do të thosha se nëse Madrid vjen për Kane, ne nuk do ta shesim. Ai duhet të qëndrojë këtu dhe duhet ta kuptojë këtë”, tha fillimisht Pochettino.

“Nëse vendosim anën humane, nëse lojtari kërkon të largohet sikur ndodhi me Modric dhe Bale.... Do të shohim se çfarë do të ndodh, sot kjo nuk po ndodh”.

(Kosova Sot)