Edhe zyrtarisht, Shqipëria do të mat forcat me vikingët

  • 03 January 2018 - 19:51
Edhe zyrtarisht, Shqipëria do të mat forcat me vikingët

Tashmë është zyrtare dhe trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë të shohë ekipin e tij në fushën e blertë në një tjetër ndeshje miqësore para nisjes së kualifikueseve të “Euro 2020”.

Kundërshtari do të jetë Norvegjia, një test real për forcën e kuqezinjve tanë, që vijnë pas një triumfi ndaj Turqisë në Antalia me rezultatin 2-3.

Mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj norvegjeze është arritur marrëveshja dhe njoftimi vjen nga vetë FSHF.

Kjo miqësore do të luhet më 26 mars dhe do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Në ditët në vijim mbetet të përcaktohet vetëm orari i ndeshjes.

Përballjet Shqipëri-Norvegji e kanë pikënisjen që në vitin 1998, kur kuqezinjtë barazuan në Oslo 2-2 për llogari të kualifikueseve të “Euro 2020”.

Bilanci nuk flet për epërsi të asnjërit ekip, pasi në katër takime të luajtura mes tyre, numërohen dy barazime dhe nga një fitore për secilën Kombëtare. 

(Kosova Sot)