​UEFA: Këto janë 10 blerjet më të mira të janarit

  • 03 January 2018 - 20:50
​UEFA: Këto janë 10 blerjet më të mira të janarit

Blerjet në mes të sezonit nuk preferohen shumë nga skuadrat, përveç kur janë të detyruara shkaku i lëndimeve ose formës së dobët të ndonjë lojtari

Jo shpesh transferimet gjatë janarit janë të qëlluara, për shkak se lojtarët e kanë të vështirë të përshtaten në mes të sezonit në një ambient të ri.

Por, ka edhe raste kur ato transferime janë të qëlluara dhe klubet kanë përfituar shumë nga shpenzimi i atyre parave.

Sipas UEFA.com, këto janë 10 blerjet më të mira të realizuara gjatë merkatos së janarit ndër vite.

1.       Jaap Stam (Nga Willem II te PSV, 1996) Fitoi Kupën në gjysmësezonin e parë dhe kampionatin në të dytin. U ble nga Manchester United në vitin 1998 për 18 milionë euro, atëherë shifër rekord për një mbrojtës.

2.       Dejan Stanković (Nga Lazio tek Inter, 2004) Problemet financiare bën që Lazio të pranonte shpejt 4 milionë eurot e Interit për mesfushorin. Me zikaltrit fitoi pesë tituj kampion dhe tripletën e famshme në vitin 2010

3.       Nemanja Vidić (Nga Spartak Moskva te Manchester United, 2006) Do të formonte një mur të pakalueshëm në zemrën e mbrojtjes së “Djajve të Kuq” bashkë me Rio Ferdinand. Një tjetër superblerje nga Sir Alex Ferguson

4.       Klaas-Jan Huntelaar (Nga Heerenveen tek Ajax, 2006) U ble për 9 milionë euro dhe shënoi 105 gola në 136 ndeshje, para se të shitej për 27 milionë euro te Real Madrid tre dimra më vonë.

5.       Marcelo (Nga Fluminense to Real Madrid, 2007) “Një perlë që e donte gjysma e Europës”, pati thënë asokohe Presidenti i Realit, Ramon Calderon kur prezantoi 18-vjeçarin. Dhjetë vjet më vonë, me tre tituj kampionë dhe 2 trofe të Champions League, braziliani e ka vërtetuar vlerën e tij.

6.       Andrea Barzagli (Nga Wolfsburg te Juventus, 2011) 300 000 eurot e shpenzuara më mirë se kurdoherë nga Juve. Barzagli do të formonte një digë të vërtetë në prapavijën e bardhezinjve me përkrah yjeve si Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon. 5 tituj kampion radhazi mjaftojnë për ta vërtetuar këtë.

7.       Luis Suárez (Nga Ajax te Liverpool, 2011) Pasi shitën Torres te Chelsea për 57.5 milionë euro, “Të Kuqtë” shpenzuan 40.25 milionë për Andy Carroll dhe 26.5 milionë për uruguajanin). Carroll shënoi vetëm 11 gola në 58 ndeshje, ndërsa Suárez 82 gola në 133 ndeshje. Barcelonës iu deshën 82.3 milionë euro për ta marrë.

8.       Ivan Rakitić (Nga Schalke te Sevilla, 2011) Kroati u bë kapiteni i parë i huaj klubit që prej kohës kur shiritin e mbante Diego Maradona. Fitoi tre vjet rresht Europa League para se të kalonte te Barcelona.

9.       Juanfran (Nga Osasuna te Atlético Madrid, 2011) Nga një sulmues krahu, Juanfran do të rigjente veten si mbrojtës i djathtë tek Atlético's për gjashtë vite rresht.

10.   Nemanja Matić (Nga Chelsea te Benfica, 2011) U largua nga Londra si pjesë e marrëveshjes që çoi David Luiz në “Stamford Bridge”, por me cilësitë e tij arriti të bindte klubin ta riblinte në vitin 2014 për 25 milionë euro.

(Kosova Sot)