Vietto shënon het trik në debutim, Valencia kalon në çerekfinale të Copa del Rey

  • 09 January 2018 - 23:29
Vietto shënon het trik në debutim, Valencia kalon në çerekfinale të Copa del Rey

Skuadra e Valencias ka shënuar fitore të lehtë prej 4:0 ndaj Las Palmas, për të kaluar në çerekfinale të Copa del Rey

Valencia është skuadra e dytë që kalon në çerekfinale të Copa del Rey, pas fitores me rezultat të thellë prej 4:0 ndaj Las Palmas.

Ata në fazën tjetër kalojnë me rezultat të përgjithshëm 5:1, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar baras 1:1.

Në debutimin e tij Luciano Vietto shënoi het trik, ndërsa golin tjetër e shënoi Maksimovic.

Më herët kalimin në çerekfinale e siguroi edhe Atletico Madrid, që deklasoi Lleida me rezultat të përgjithshëm 7:0.

(Kosova Sot)