Me gjithë spekulimet se do të kalojë në Man City, Sanchez luan sonte kundër Chelseat

  • 10 January 2018 - 10:31
Me gjithë spekulimet se do të kalojë në Man City, Sanchez luan sonte kundër Chelseat

Përkundër spekulimeve intensive për një transferim të tij të mundshëm në Manchesher City, Alexis Sanchez do të luajë nga fillimi për Arsenalin ndaj Chelseat, sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Carabao Cup, raporton The Guardian.

City ia ka bërë një ofertë prej 22 milionë euro Arsenalit për kilianin, kontrata e të cilit me “Topçinjtë” skadon në fund të sezonit.

Skuadra e Pep Guardiolas beson se mund ta marrë Sanchezin si lojtar të lirë në verë, por me Gabriel Jesusin jashtë fushës për dy muaj si pasojë e lëndimit, City shpreson se do ta sigurojë kilianin qysh në janar. 

(Kosova Sot)