Zidane i lë jashtë yjet Ronaldo, Bale, Modric dhe Marcelo për ndeshje ndaj Numancias

  • 10 January 2018 - 14:49
Zidane i lë jashtë yjet Ronaldo, Bale, Modric dhe Marcelo për ndeshje ndaj Numancias

Zinedine Zidane e ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e sotme kthyese ndaj Numancias në Copa del Rey, duke i lënë jashtë disa prej yjeve.

Real Madridi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3-0 në Los Pajaritos, ku Bale ishte golashënues.

Për ndeshjen kthyese, e cila do të zhvillohet sonte në Bernabeu, Zidane i ka ftuar 19 lojtarë, por jo edhe Cristiano Ronaldon, Gareth Bale, Marcelo dhe Modric. Po ashtu, do të mungojnë edhe Sergio Ramos, Karim Benzema dhe Rafael Varane shkaku i dëmtimeve.

Këta janë të ftuarit e Zidane:

Navas, Casilla and Moha, Carvajal, Vallejo, Nacho, Theo, Achraf and Tejero, Kroos, Casemiro, M. Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, D. Ceballos and Óscar, Lucas Vázquez and Borja Mayoral.

(Kosova Sot)