Man City e shpërblen yllin e vet me pagë marramendëse

  • 10 January 2018 - 15:25
Man City e shpërblen yllin e vet me pagë marramendëse

Manchester City pritet t’i ofrojë kontratë të re yllin të vet, Raheem Sterling, me rritje marramendëse të pagës, raporton The Guardian.

Kontrata aktuale e Sterlingut me Cityn skadon në vitin 2020, me një pagë javore bazike prej 191 mijë euro në javë.

Por, City është i gatshëm ta shpërblejë përfaqësuesin anglez me një kontratë të re.

Raportohet se në kontratën e re, Sterling do të ketë pagë javore prej 282 mijë euro në javë.

(Kosova Sot)