Lojtari 23-vjeçar vdes papritmas gjatë stërvitjes

  • 10 January 2018 - 15:46
Lojtari 23-vjeçar vdes papritmas gjatë stërvitjes

Ntaku Zibakaka, lojtari i Sagrada Esperanca nga kategoria e parë e Angolës, ka vdekur pas është sëmurë gjatë stërvitjes me skuadrën.

Esperanca e ka konfirmuar vdekjen e tij sot përmes një komunikate.

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar thuhet të jetë sëmurë gjatë një seance stërvitore të dielën në kampin e klubit për përgatitje parasezonale në Benguela.

Angola Press, raporton se lojtar kishte filluar të ndihej keq gjatë seancës stërvitore në Praina Morena dhe ishte dërguar në një klinikë ku kishte arritur veçse i vdekur.

“Me dhimbje në zemër, klubi njofton publikun, tifozët dhe anëtarët rreth vdekjes së papritur të lojtarit tonë Ntaku Zibakaka”, thuhet në komunikatën e klubit.

(Kosova Sot)