​Unitedi me ofertë të majme për Asension

  • 11 January 2018 - 13:53
​Unitedi me ofertë të majme për Asension

Manchester United e dëshiron talentin spanjoll të Real Madridit, Marco Asensio

Skuadra angleze Manchester United ka përgatitur një ofertë të majme për Marco Asensio, të cilin e kërkon për sezonin e ardhshëm, shkruan Don Balon.

Asensio konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të Realit dhe trajneri Jose Mourinho mendon se ai do të përshtatej shumë mirë në skuadrën e tij.

Po ashtu, portugezi beson se me Asension do të zvogëlonin diferencën me Manchester Cityn që po shkel gjithçka në Premierligë.

Problem mbetet Reali, që nuk dëshiron të shes lojtarin, pasi shihet si e ardhmja e klubit.

(Kosova Sot)