Dikur mbret i transferimeve tani Real Madridi është klubi që ka harxhuar më së paku, Barcelona rekordere

  • 11 January 2018 - 15:11
Dikur mbret i transferimeve tani Real Madridi është klubi që ka harxhuar më së paku, Barcelona rekordere

Dikur rekordet e transferimeve ishte një gjë normale për Real Madrid, por këtë vit ka ndryshuar dukshëm situata. 

14 klubet më të mëdha kanë harxhuar këtë vit 2.4 miliardë euro, ndërsa ‘Los Blancos’ kanë harxhuar vetëm 42.5 milionë euro.

Kjo nuk është një gjë normale nën drejtimin e Florentino Perez, kur dihet se ka blerë ‘Galatikë’ si Luis Figo, Zinedine Zidane, David Beckham, Ronaldo, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Real Madridi këtë vit harxhoi para duke blerë vetëm Theo Hernandezin dhe Dani Ceballos.

Në fakt në dy sezonet e fundit Real Madridi ka blerë vetëm me 84 milionë euro.

Në këtë vit Barcelona ka harxhuar 312.5 milionë euro me blerjet e Paulinho, Ousmane Dembele dhe tani Philippe Coutinho.

Katalunasit nuk janë vetëm sa i përket harxhimeve pasi edhe PSG, dy klubet nga Manchesteri, Chelsea, Juventus, Liverpool dhe Atletico Madrid, qëndrojnë lartë me harxhime.

Image

 

(Kosova Sot)