Messi merr dhuratë një palë këpucë mbresëlënëse (Foto)

  • 11 January 2018 - 16:32
Messi merr dhuratë një palë këpucë mbresëlënëse (Foto)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, tani ka një palë këpucësh shumë të veçanta të prodhuara nga një artist paraguaian.

Lili Cantero ia ka dhuruar legjendës argjentinase një palë këpucë të personalizuara, të cilat përmes imazheve të pikturuar me dorë prezantojnë të arriturat e Messit si futbollist dhe njeri familjar.

Cantero i ka pikturuar me dorë momentet e rëndësishme të Messit përgjatë karrierës së tij në këto këpucë, si festimin e golit bashkë me Ronaldinhon të shënuar si adoleshent dhe festimin e golit kundër Real Madridit në El Clasico duke mbajtur varur fanellën.

“Këto këpucë janë dërguar nga punishtja ime në Barcelonë si dhuratë për lojtarin [Messi], ato janë krejtësisht të pikturuara me dorë. Punimi i tyre është frymëzuar nga jeta e Messit, që me imazhe e tregojnë tregimin e tij dhe si ai punoi zellshëm për ta arritur kulmin”, ka shkruar Cantero në Instagram.

Ka shumë pak mundësi që Messi t’i mbathë këtu këpucë në fushën e lojës, sepse janë shumë të çmuara për t’u pjekur në baltë, por ato pritet të zënë vend në koleksionin e Messit që të gjithë ia kanë zili.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)