Nisin bisedimet mes Liverpoolit dhe yllit të Premierligës

  • 12 January 2018 - 11:04
Nisin bisedimet mes Liverpoolit dhe yllit të Premierligës

Anësori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, ka nisur bisedimet me Liverpoolin për një transferim të mundshëm në “Anfield” gjatë janarit, raporton Daily Express.

“Të kuqtë” janë duke kërkuar ta përforcojnë skuadrën pasi e humben Philippe Coutinhon, i cili iu bashkua Barcelonës javë më parë.

Dhe algjeriani shihet si opsion i përshtatshëm nga Jurgen Klopp.

Raportohet se Mahrez është i hapur ndaj idesë për të luajtur nën urdhrat e Jurgen Klopp, edhe pse do ta parapëlqente kalimin te Arsenali, me të cilin nuk ka pasur kontakte deri tani.

(Kosova Sot)