Hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit, këto janë çiftet (Foto)

  • 12 January 2018 - 13:31
Hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit, këto janë çiftet (Foto)

Shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës është hedhur sot në Madrid, me Barcelonën dhe Real Madridin që i kanë mësuar kundërshtarët e tyre përkatës.

Real Madridi do të përballet me Leganes. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Butarque” të Leganes, ndërsa ajo e kthimin në “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Ndërsa, Barcelona për kundërshtar në çerekfinale do ta ketë Espanyolin, me ndeshjen e parë që do të luhet në “Cornella”, dhe të dytën në “Camp Nou”.

Çiftet tjera çerekfinale janë: Atletico Madrid kundër Sevillës dhe Valencia kundër Alavesit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 16 dhe 18 janar, ndërsa ato të kthimit më 23 dhe 25 janar.

Image

(Kosova Sot)