Iniesta: Coutinho nuk mund të më largojë nga Barcelona

  • 12 January 2018 - 14:21
Iniesta: Coutinho nuk mund të më largojë nga Barcelona

Andres Iniesta ka insistuar se ardhja e Philippe Coutinhos në Barcelonë nuk do ta detyrojë atë të pensionohet apo të largohet nga skuadra.

Barcelona e bleu javë më parë Coutinhon nga Liverpooli për një shumë rekord për klubin, 160 milionë euro, dhe nga shumë konsiderohet si pasardhësi afatgjatë i fituesit të Kupës së Botës me Spanjën, Andres Iniestas.

Megjithatë, Iniesta ka thënë për Onda Cero rreth transferimit të yllit brazilian: “Jam lojtar për këtë skuadër dhe kam thënë se vetëm më të mirët mund të luajnë për këtë skuadër. Kjo e bën Coutinhon një ndër më të mirët”.

Ai ka insistuar se asnjë lojtarë nuk mund ta largojë atë nga Barça.

“Asnjë lojtar nuk do të mundë asnjëherë të më bëjë mua të pensionohem apo të më përzënë nga skuadra. Në moshën 33-vjeçare, ky nuk është problemi. Coutinho ka ardhur për të na përmirësuar. Jam i lumtur se ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në pozitën e tij”, ka shtuar Iniesta.

(Kosova Sot)