Ylli i Interit: “Do të doja të luaja në Premierligë”

  • 12 January 2018 - 14:22
Ylli i Interit: “Do të doja të luaja në Premierligë”

Antonio Candreva e ka pranuar se do të donte të luante në Premierligën angleze, teksa e falënderon trajnerin Luciano Spalletti për ndihmën që ia ka ofruar për të mësuar gjëra të reja në Inter.

Anësori italian mbush 31 vjet muajin e ardhshëm dhe për një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në Angli, me Chelsean, Manchester United dhe Arsenal të interesuara për të.

“Vërtet më pëlqen Premierliga, pasi është garë e jashtëzakonshme. Do të doja ta provoja futbollin në Premierligë”, ka thënë Candreva për revistën “Calcio 2000”.

Ai ka folur edhe për Serinë A italiane, për të cilën ka thënë jo vetëm që është ligë shumë e vështirë, por edhe ka disa ndeshje shumë argëtuese.

Ai mendon se skuadrat italiane po përmirësohen dhe mund të bëjnë mirë në Evropë, po ashtu.

(Kosova Sot)