Conte e pranon se mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni

  • 12 January 2018 - 15:40
Conte e pranon se mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se gjithçka mund të ndodhë kur është pyetur nëse ai mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

“Gjithçka është e mundur. Kam edhe një vit në kontratë me këtë klub, por në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë Conte.

Ai ka folur edhe për punën e trajnerit, duke e vlerësuar atë si shumë të vështirë.

“Puna jonë është shumë e vështirë sepse gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, mediat britanike kanë raportuar sot se Chelsea veçse ka nisur kërkimin për ta gjetur zëvendësuesin e Contes, me Massimiliano Allegrin dhe Luis Enriquen si kandidatë të mundshëm. 

(Kosova Sot)