Ylli i Lazios i dëshpëron Interin, Juventusin dhe Manchester Unitedin

  • 12 January 2018 - 16:05
Ylli i Lazios i dëshpëron Interin, Juventusin dhe Manchester Unitedin

Stefan de Vrij mund t’i refuzojë Interin, Juventusin dhe Manchester Unitedin duke nënshkruar kontratë të re me Lazion këtë të hëne.

Kontrata e tij aktuale me Lazion skadon në qershor dhe atëherë qendërmbrojtësi holandez do të ishte i lirë të largohej nga klubi në fund të sezonit.

Kjo dukej shumë e mundur, pasi Lazio nuk i dëgjonte ofertat e janarit, e bindur se mund ta bindte atë të qëndrojë.

Sipas Gazzetta dello Sport, kjo qasje ka funksionuar, sepse De vrij mund të nënshkruajë kontratë të re kur të kthehet nga pushimi këtë të hëne.

Atij do t’iu rritet edhe paga vjetore në 2.5 milionë euro, pluse bonuse.

Dhe mbi të gjitha, klauzola e tij do të ulet nga 25 në 20 milionë euro.

(Kosova Sot)