"Plisat" duan një Prishtinë ndryshe

  • 13 January 2018 - 08:36

TITULLI KAMPION NUK DUHET TË DISKUTOHET ASNJËHERË TE SKUADRA E PRISHTINËS

Pranvera mund të jetë më e vështirë sesa duket për bardhekaltrit

"Po presim të kthehemi në stadiumin tonë e pastaj gjërat do t'i shikojmë ndryshe. Kjo kryesi nuk ka punuar sa duhet dhe ne nuk do t'i lejojmë më këto rezultate. Prishtina duhet t'u ikë ekipeve të

një i "Plisave", Albert Kastrati

Ka kohë që Prishtina nuk e ka shijuar titullin e kampionit dhe kjo nuk ka pasur se si mos t'i acarojë tifozët e këtij klubi. "Plisat", të cilët njihen si tifogrupi më i organizuar në Kosovë, presin një Prishtinë ndryshe në pranverë, madje ata pretendojnë se në bazë të traditës që kanë skuadra e tyre duhet se paku të jetë 15 pikë para rivalëve të saj. Stinori pranveror këtë vit po pritet me kërshëri, pasi shumë skuadra luftojnë për titullin e kampionit. Bardhekaltrit e mbyllën vjeshtën në pozitën e dytë, derisa epitetin e kampionit vjeshtor e fitoi Llapi. Frika se edhe sivjet mund të mbesin pa titull ka bërë që "Plisat"të mobilizohen dhe të kërkojnë nga drejtuesit e klubit një angazhim më të madh, në mënyrë që sivjet ta festojnë titullin e kampionit. Gjithsesi, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë për t'u realizuar, duke e parë rivalitetin e madh që është sivjet, por mbi të gjitha edhe mungesën e stadiumit, pasi Prishtina tash e dy vjet është  duke luajtur jashtë Prishtinës. 

Fajësohet edhe kryesia

Kur jemi në ditën e 13-të të afatit kalimtar, Prishtina ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje te madhe sa u përket perforcimeve, derisa nevojën për këto lëvizje e ka thënë edhe trajneri, Mirel Josa, ku sipas tij Prishtina nuk ka nevojë të përforcohet vetëm në sulm, por edhe në qendër të mesfushës. Kryetari i "Plisave", Albert Kastrati, për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se drejtuesit e klubit nuk po e bëjnë punën ashtu siç e meriton ky klub. "Menaxhimi i dobët nga kryesia e klubit ka ndikuar edhe në rezultatet. Kemi pasur ndërrim të trajnerëve pothuajse në çdo 6 muaj, nuk ka as drejtor sportiv dhe më gjërat që është dashur të merret drejtori sportiv merret kryesia. Këto nuk kanë pasur se si mos të ndikojnë në rezultate", ka thënë Kastrati për gazetën "Kosova Sot", duke shtuar se ata si tifozë më nuk do t'i lejojnë këto gjëra."Po presim të kthehemi në stadiumin tonë pastaj gjërat do t'i shikojmë ndryshe. Kjo kryesi nuk ka punuar sa duhet dhe ne nuk i pranojmë më këto rezultate. Prishtina duhet t'u ik ekipeve të Kosovës 15 pikë dhe asnjëherë nuk duhet të diskutohet titulli i kampionit", ka thënë numri një i tifozëve prishtinas

"Plisat" e duan Prishtinën në Prishtinë

Stadiumi i Prishtinës ka kohë që është jashtë funksionit për shkak të punimeve në riparimin e tij. Pa dyshim mungesën e tij e kanë ndier shumë tifozët, por shumë më shumë drejtuesit e klubit dhe futbollistët të cilën janë detyruar të luajnë jashtë Prishtine dhe kjo nuk ka pasur se si të mos ndikojë. Kastrati po beson që brenda 2-3 muajve stadium të jetë gati dhe atëherë gjërat do t'i vlerësojnë ndryshe. "Ne kemi shpresa të mëdha që këtë edicion do të kthehemi në fushën tonë dhe gjërat do të bëhen shumë më ndryshe", ka thënë Kastrati për "Kosova Sot", i cili më këtë rast ka kritikuar vendimin e drejtuesve të klubit që ndeshet si vendas t'i luajnë jashtë Prishtine. "Ka qenë një padrejtësi e madhe që i është bërë tifozëve të Prishtinë me vendimin për të luajtur ne Drenas. Klubi duhet ta shqyrtojë atë vendim pasi ne kërkojmë nga ta të zgjedhin njërën prej fusha të Ramiz Sadikut, 2 Korrikut ose të Flamurtarit", ka përfunduar Albert Kastrati. Të kujtojmë se Prishtina pas 18 ndeshjeve të stinorit vjeshtor ka tubuar 32 pikë, 2 më pak sesa lideri Llapi, derisa ka shënuar 9 fitore 5 barazime dhe 4 humbje.

(Kosova Sot)