Mourinho e zëvendëson Fellainin pas shtatë minutave, lëndim apo turpërim?

  • 01 February 2018 - 11:46
Mourinho e zëvendëson Fellainin pas shtatë minutave, lëndim apo turpërim?

Mauro Fellaini ka luajtur vetëm shtatë minuta në humbjen e mbrëmshme të skuadrës së tij 2:0 nga Tottenham

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pas vetëm shtatë minutave ka larguar nga loja mesfushorin, Mauro Fellaini.

Belgu u inkuadrua në minutën e 63 në vend të Jesse Lingard, por u largua nga loja në minutën e 70, ku në vend të tij u inkuadrua mesfushori Ander Herrera.

Pas ndeshjes trajneri Mourinho arsyetoi vendimin e tij, duke thënë se Fellaini u lëndua.

“Kisha fat të keq me Fellainin. Doja të ndryshoja dinamiken e skuadrës, por pas disa munitash ai u lëndua si gjithmonë. Nuk mendoj se është serioze, por ai ndjeu diçka që e shqetësonte dhe ne u desh ta zëvendësonim”, tha Mourinho pas ndeshjes.