Mourinho e zëvendësoi Fellainin vetëm pas shtatë minutave, portugezi shpjegon zëvendësimin

  • 01 February 2018 - 12:27
Mourinho e zëvendësoi Fellainin vetëm pas shtatë minutave, portugezi shpjegon zëvendësimin

Karriera e Marouane Fellainit te Manchester United, por merr një kthesë të keqe, pasi në ndeshje ndaj Tottenham, ai u zëvendësua pas vetëm shtatë minutave lojë.

Belgu u fut në lojë në minutën  63-të, kur Manchester United ishte duke humbur 2-0, ndërsa u zëvendësua nga Ander Herrera në minutën e 70.U flit se Mourinho e zëvendësoi për shkak të taktikës së tij, por menaxheri portugez ka dhënë një shpjegim për largimin e shpejt të Fellainit, që sipas tij kishte një lëndim.

“Ai u largua pasi që kishte diçka në gju. Ishte gjë pafat për të por edhe për mua. Ai u fut me entuziazëm në fushë, por u largua shkaku i një dëmtimi në ligamente”.

Fellaini kishte pësuar goditje nga Christian Eriksen vetëm 30 sekonda pas u fut në fushë.

Eriksen ishte ai që shënoi në sekondën e 11, ndërsa rezultati u ngritë në 2-0 me autogolin e Phil Jones.

Feillaini ka qenë i lidhur me një largim nga Manchester United.

(Kosova Sot)