Juventusi iu ofron kontrata të reja 2 yjeve të veta

  • 01 February 2018 - 14:32
Juventusi iu ofron kontrata të reja 2 yjeve të veta

Juventusi pritet t’iu ofrojë kontrata të reja dy supermbrojtësve të saj, Giorgio Chiellinit dhe Andrea Barzaglit në ditët në vazhdim.

Të dy mbrojtësit veteranë do të mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni, por “Zonja e vjetër” është e gatshme t’i mbajë ata ende në klub.

Sipas Gazzetta dello sport, Chiellinit do t’i ofrohet ta zgjasë kontratën për edhe një vit me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë, Barzaglit, do t’i zgjatet kontrata deri në qershor të vitit 2019.

“Do t’i ripërtërijmë [kontratat] shumë shpejt”, ka thënë Chiellini dje për Sky Sports.

“Nuk do të këtë befasi, çdo gjë do të ndodhë pa probleme në muajt e ardhshëm”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)