Berlusconi: Milani duhet të luajë me 2 sulmues, siç ka bërë për 30 vjet

  • 01 February 2018 - 14:34
Berlusconi: Milani duhet të luajë me 2 sulmues, siç ka bërë për 30 vjet

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se defekti i skuadrës aktuale të Milanit është se luan me vetëm një sulmues.

Manjati i medias e shiti Milanin në prill të vitit të kaluar pas 30 viteve në krye të klubit dhe ishte i famshëm për këmbëngulësinë e tij për të luajtur me dy sulmues.

Derisa trajnerët shpesh nuk i përfillnin kërkesat e tij, apo thjesht të luajnë me një formacion që ka dy sulmues përpara, ish-kryeministri i Italisë, përsëri insiston se mënyra e vetme për të shkuar përpara është të luhet me dy sulmues.

“E shikova ndeshjen [kundër Lazios] mbrëmë, nuk ishte e keqe. Formacioni me të cilin kemi fituar për 30 vite , megjithatë ka qenë me dy sulmues. Ende mendoj se formacioni me një sulmues të vetëm është defekti i këtij Milani. E kam thënë këtë, por nuk më kanë dëgjuar”, ka theksuar Berlusconi.

(Kosova Sot)