Di Biagio e drejton Italinë në miqësoret e marsit ndaj Argjentinës dhe Anglisë

  • 05 February 2018 - 16:42
Di Biagio e drejton Italinë në miqësoret e marsit ndaj Argjentinës dhe Anglisë

Federata Italiane e Futbollit [FIGC] ka konfirmuar se trajneri i Italisë U-21, Luigi Di Biagio, do të jetë trajner përgjegjës i ekipit të parë për miqësorët e Azzurrëve kundër Argjentinës dhe Anglisë në muajin mars.

Promovimi i përkohshëm nuk vjen si befasi, me zëvendës-komisionarin e FIGC-së, Alessandro Costacurta, zbuloi se Di Biagio do të ishte përgjegjës qysh javën e kaluar.Megjithatë, tani faqja zyrtare në internet e federatës ka konfirmuar një gjë të tillë zyrtarisht.“Pas një takimi të mbajtur sot në selinë qendrore të FIGC-së në Romë, në prani të drejtuesit të përkohshëm Roberto Fabbricini dhe zëvendësit të tij Alessandro Costacurta, është vendosur që Luigi Di Biagio të jetë kryetrajner”.

“Di Biago do të udhëheq Italinë për dy ndeshjet ndërkombëtare në mars, të planifikuara për 23-tin kundër Argjentinës në Mançester dhe 27-tin me Anglinë në Londër”, thuhet në faqen zyrtare të FICG-së.

46-vjeçari italian luajti pothuajse 500 ndeshje për skuadrat italiane si Lazio, Monza, Foggia, Roma, Inter, Brescia dhe Ascoli.Di Biago gjithashtu ka përfaqësuar Kombëtaren e Italisë gjithsej 31 herë, duke përfshirë Kupën e Botës 1998 dhe 2002, plus Euro 2000.Ish-mesfushori qendror filloi punën e tij të stërvitjes me azzurët si trajnerin i tyre për moshat nën 20 vjeç në vitin 2011, përpara se të futej në ekipin kombëtar U-21 dy vjet më vonë, duke i çuar ato në dy kampionate evropiane radhazi. 

(Kosova Sot)