“Mahrez meriton skuadër më të mirë se Leicester”

  • 05 February 2018 - 16:54
“Mahrez meriton skuadër më të mirë se Leicester”

Ryad Mahrez që kate afate kalimtare dëshiron të largohet nga skuadra angleze, Leicester City

Anësori algjerian, Ryad Mahrez nuk po lejohet të largohet nga Leicester City, pavarësisht se për shërbimet e tij janë ofruar 70 milionë euro nga Manchester City.

Sipas trajnerit të Kombëtares së Alergjisë, Rabah Madjer, lojtari meriton një skuadër më të madhe se sa Leicester.

“Mahrez momentalisht meriton skuadër më të madhe se Leicester”, tha Madjer për Goal.com.

“Por, ne nuk duhet të harrojmë se ishte pikërisht kjo skuadër që e vendosi atë në rrugën e duhur”, tha në fund ai.

Mahrez në ditët e fundit nuk është duke u paraqitur fare në stërvitje, si rebelim i mos shitjes së tij në City. 

(Kosova Sot)