Serie A e krijuar për sulmuesit argjentinas – Higuain fillon ndjekjen e Batistutës, Icardi po ashtu në garë (Foto)

  • 05 February 2018 - 17:29
Serie A e krijuar për sulmuesit argjentinas – Higuain fillon ndjekjen e Batistutës, Icardi po ashtu në garë (Foto)

Sulmuesit argjentinas ndër vite kanë qenë më të pëlqyerit në Serien A italiane.  

Duke filluar nga Armando Diego Maradona që ishte një idhull në Napoli, te Gabriel Batistuta që arriti të bëhet një legjendë e Fiorentinës.

Shumë sulmues argjentinas kanë luajtur në skuadrat italiane dhe golat gjithmonë kanë qenë specialitet i tyre.

Në vitet e shkuara edhe Hernan Crespo dhe Diego Milito, kanë renditur paraqitjet ekzemplare në Serie A.

Në vitet e fundit sulmuesit argjentinas janë më të mirët në Serie A.

Gonzalo Higuain me Napolin dhe Juventusin, Mauro Icardi me Sampdorian dhe Interit, por edhe Paolo Dybala, Alejandro Gomez dhe Giovanni Simeone, janë duke treguar formë shumë të mirë.

Me tre gola të shënuar ndaj Sassuolos, Higuan është ngjitur në kuotën e 108 gola. Ai është i pesti në listën e argjentinasve, pasi para ti ka disa ikona të sulmit.

Më poshtë i gjeni 12 shënuesit më të mirë argjentinas në Serie A.

Gabriel Omar Batistuta – 183 gola

Image

Hernan Crespo – 153 gola

Image

Omar Sivori – 147 gola

Image

Abel Balbo – 117 gola

Image

Gonzalo Higuain – 108 gola

Image

Mauro Icardi – 99 gola

Image

Antonio Angelillo – 98 gola

Image

Diego Milito – 86 gola

Image

Diego Armando Maradona – 81 gola

Image

 

Pedro Manfredini – 81 gola

Image

Julio Cruz – 80 gola

Image

 

Rodrigo Palacio – 77 gola

 
Image

(Kosova Sot)