Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë nëse dëshiron

  • 05 February 2018 - 17:36
Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë nëse dëshiron

Ylli i Chelseat, Cesc Fabregas këmbëngul se bashkëlojtari i tij, belgu Eden Hazard mund të fitojë Topin e Artë.

Hazard ishte një nga figurat kryesore në suksesin e Chelseat gjatë sezonit të kaluar, ku Blutë fituan titullin kampion, por lojtari i vitit u zgjodh shoku i ekipit N’Golo Kante.Ndërkohë, ylli belg renditjen e tij më të lartë në renditjen e Topit të Artë ka qenë i teti në vitin 2015, por kështu nuk mendon edhe spanjolli Fabregas, i cili beson se Hazard mund ta fitojë atë.“Ai është një lojtar që mund të bëjë mirë një kundër një, ai mund të ketë posedimin e topit, ai mund të driblojë dhe ka aftësi të madhe me topin”., ka thënë fillimisht Fabregas për Sky Sports. “Unë kam luajtur futboll për një kohë të gjatë dhe kam luajtur me lojtarët më të mirë dhe ai ka të gjitha cilësitë, e di se çfarë mund të bëjë”.“I kam thënë atij se është pranë tij, më pëlqen të jem i sinqertë. Sipas mendimit tim, ai ka cilësitë”.“Pa topin ai është shumë vështirë të markohet ashtu edhe kur e ka topin në këmbë. Kur ai është në krye të lojës së tij ai është bën shumë mirë”, përfundoi spanjolli.

(Kosova Sot)