Telashe për Napolin, lëndohet Mertens
Mertens pritet të mungojë së paku 10 ditë.
Dries Mertens mund ta humbasë ndeshjen e së shtunës mes Napolit e Lazios në Serie A, pasi është diagnostikuar me ndrydhje të kyçit në këmbën e majtë.
Napoli ka konfirmuar se lojtari u lëndua në fitoren prej 2-0 kundër Beneventos të dielën.
Kështu, belgu është seriozisht në dyshim për ndeshjen me Lazion. Raportohet se sulmuesi në top formë nuk do të jetë gati nga 7-10 ditë.
(Kosova Sot)