Sipas Unai Emery, festa e Neymarit është pozitive për PSG-në

  • 05 February 2018 - 17:50
Sipas Unai Emery, festa e Neymarit është pozitive për PSG-në

Përfshirësja e lojtarëve të Paris Saint-Germainit në super festën e Neymarit për ditëlindje, është pozitive për lojtarët, thotë trajneri Unai Emery.

Skuadra e PSG-së ishte në ditëlindjen e 26 të brazilianit në “Pavillon Cambon” në zemër të kryeqytetit të Francës.

Unei Emery gjithashtu ka marrë pjesë në këtë mbrëmje me shumë të ftuar, i cili e sheh si diçka pozitive para ndeshjes në Kupën e Francës me skuadrën e Ligue 2, Sochaux.

“Isha një ndër të parët që u largova në mes të natës. Neymar preu tortën dhe u largova”, u shpreh ish trajneri i Sevillas.

“Kjo është mirë për grupin e lojtarëve. Sot, ata janë të gjithë të gatshëm me idenë për ta përgatitur ndeshjen për nesër”.

“Iu besoj lojtarëve të mi, janë profesionistë. Kjo skuadër mendon 70 % për futboll dhe 30 për qind për kohën e lirë”, shtoi mes tjerash Emery.

(Kosova Sot)